Përfundojnë punimet në rrugën “Ura e Çorumit-Zhabiak-Ura e Çepanit”, 6.3 kilometra, një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Investimi i shumëpritur pas 25 vitesh bëhet i prekshëm për rreth 3 mijë banorë të Njësisë Administrative Kryevidh në Bashkinë Rrogozhinë.
Ky investim së bashku me rikonstruksionin e 3 rrugëve hyrëse në qytetin e Rrogozhinës dhe rrugës Gërmenj – Okshtun – Zambishtë, janë ndërhyrjet më të fundit të kryera nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në Bashkinë Rrogozhinë me financim të qeverisë shqiptare.
Segmenti i këtij rikonstruksioni shtrihet nga ura e Çepanit, ku degëzon rruga për në Kryevidh dhe vazhdon përgjatë kanalit, duke kaluar përmes Zhabiakut, për të përfunduar në Urën e Çorumit.
Rruga ishte tejet e amortizuar, pa ndriçim, trotuarë dhe kanalizime të ujrave të bardha në zonën urbane.
Aksi i ri lidhet me rrugën e Kryevidhit që të çon në plazhin e Spillesë, mjaft i frekuentuar gjatë sezonit veror.