Ruhani dërgon mesazh ngushëllimi për presidentin turk

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka dërguar mesazh ngushëllimi për homolugn e tij turk për shkak të vdekjes së disa shtetasve turq në tërmetin e fuqishëm që tronditi Turqinë.

Hasan Ruhani president I Republikës Islamike të Iranit  në mesazhin dërguar Rexhep Taip Erdogan president i Turqisë, përveçse shprehu ngushëllime për humbjen e disa qytetarëve turq në tërmetin e fundit, shprehu gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të dërguar ndihma në zonat e prekura nga tërmeti. Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit gjithashtu në një mesazh për Mustafa Sentop kryetar i parlamentit të Turqisë shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit në Turqi. Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e së premtes (24 janar). Nga raportimet, 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya ku kanë humbur jetën dhe 29 persona. Gjithashtu raportohet për mbi 1000 të plagosur. Ata janë dërguar në spital për mjekim.  Autoritetet bëjnë me dije se ndodhen ende persona nën rrënoja teksa vazhdojnë operacionet e shpëtim kërkimit. Kërkimet vazhdojnë, por ndërsa koha kalon edhe shpresat për të mbijetuar të tjerë sa vinë dhe zvogëlohen. Edhe Presidenti Erdogan është shprehur se po e vëzhgon nga afër situatën./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne