Ruhani: Tërheqja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore është e papranueshme

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani tha se tërheqja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump nga marrëveshja bërthamore është e papranueshme.

“Në këtë pikë marrëveshja (me Iranin) do të vazhdojë me 5 vendet e tjera nënshkruese (Anglia, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania)” tha Ruhani dhe shtoi: “Vendimi i Trumpit është një eksperiencë historike për ne”.

“Amerika duhet të tregojë se çfarë provash ka (për mospërmbajtjen e marrëveshjes nga ana e Iranit)” tha Ruhani.

Ai tha se Irani zbatoi të gjitha pikat e marrëveshjes dhe nuk bëri asnjë gabim.

“Pamë se Amerika nuk e mbajti fjalën. Mbështetësi i vetëm i SHBA-së është Izraeli” tha presidenti iranian

Duke nënvizuar se tërheqja e Amerikës nga marrëveshja është e vështirë për tu kuptuar, Ruhani shtoi: “Kjo nuk ishte një marrëveshje vetëm ndërmjet Amerikës dhe Iranit. Kjo ishte një marrëveshje e miratuar edhe nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Është një marrëveshje e miratuar nga senatet dhe parlamentet e të gjitha vendeve nënshkruese”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne