Rusi 2018 – Franca fiton Kupën e Botës, gjunjëzon 4-2 Kroacinë në finalen e saj historike

Franca rifitoi Kupën e Botës me rezultatin 4-2 përballë Kroacisë, në një prej finaleve më spektakulare të historisë së futbollit.

Franca doli në avantazh e para në minutën e 18-të pas nje goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Griezmann, e cila u devijua nga Mandzukiç duke u shndëruar në autogol.

Në minutën e 28-të, Perisiç barazoi rezultatin në 1-1 me një gjuajte nga hyrja e zonës së rreptësisë.

Franca doli sërish në avantazh pas një 11-metërshi të kthyer në gol nga Griezmann në minutën e 38-të.

Në minutë e 59-të, Pogba shënoi golin e tretë për Francën me një goditje nga distanca.

Mbappe, me një goditje fantastike përsëri nga distanca, shënoi golin e katërt në minutën e 65-të.

Mandzukiç ngushtoi rezultatin në 4-2 në minutën e 69-të, pas nje gabimi të Loris, por vetëm kaq.

Kupa e Botës u ngrit në qiell për herë të dytë nga Franca pas 20 vitesh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne