Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, nënshkroi vendimin i cili parashesh rritjen e numrit të personelit në Forcat e Armatosura të Rusisë, prej 1.88 milionë në 1.9 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas vendimit të publikuar në ueb faqen zyrtare të qeverisë së Rusisë, nga 1 korrik 2017, numri i personelit në forcat e armatosura do të rritet prej 1.88 milionë në 1.9 milionë.
Pasi që të zbatohet vendimi, numri ushtarëve të rregullt në Forcat e Armatosura të Rusisë do të tejkalojë shifrën prej 1 milion.
Në ushtrinë ruse, përveç ushtarëve të rregullt, punojnë edhe civilët përgjegjës për punë të ndryshme.