Rusia: E gatshme për ndërmjetësimin Iran-Arabi Saudite

Një uebsajt rus ka njoftuar se autoritetet e Moskës janë të gatshme për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Arabisë Saudite.

Sipas uebsajtit rus Pravda, qeveria e Moskës ka njoftuar gatishmërinë e saj për ndërmjetësimin midis Iranit dhe Arabisë Saudite, në mënyrë që t’i jepen fund tensioneve midis këtyre dy shteteve. Sipas këtij burimi, ky uebsajt ka thënë: Ministria e jashtme e Rusisë është e gatshme të organizoje një takim të përbashkët midis Iranit dhe Arabisë Saudite. Ky uebsajt po ashtu ka thënë se për shkak të marrëdhënieve të afërta midis Ankarasë me Teheranin dhe Rijadin, Turqia është opsioni më i mirë për të ndërmjetësuar midis këtyre dy shteteve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne