Rusia, gati për stërvitjen e madhe ushtarake

Javën e ardhshme Rusia do të zhvillojë stërvitjen e madhe ushtarake “Qendra 2019” me pjesëmarrjen e forcave tokësore, ajrore dhe detare, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës ministri rus i Mbrojtjes, Aleksandr Fomin në Moskë mbajti konferencë në të cilën gazetarëve dhe përfaqësuesve të huaj ushtarakë u zbuloi detaje për sëtrvitjen ushtarake e cila do të mbahet në jug të Rusisë.

“Në stërvitje do të marrin pjesë 128 mijë ushtarë, mbi 20 mijë automjete ushtarake, afër 600 avionë, helikopterë dhe fluturake pa pilot, më shumë se 200 tanke dhe 15 anije luftarake”, tha Fomin.

Stërvitja ushtarake “Qendra 2019” do të zhvillohet nga data 16 deri më 21 shtator në rajonet ruse Orenburg, Astrahan, Chelyabinsk, Altay dhe Kemerov.

Tema kryesore e stërvitjes ushtarake është përforcimi i gatishmërisë ushtarake për luftë kundër terrorizmit dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse në Azinë Qendrore.

Fomin tha se në stërvitjen ushtarake do të marrin pjesë edhe forca të armatosura të 8 shteteve.

“Stërvitja ushtarake është konceptuar në dy faza. E para do të jetë një analizë dhe vlerësim i situatës, përgatitja e mbrojtjes dhe mbrojtja nga sulmet ajrore dhe ndarja e posteve komanduese. Në fazën e dytë, një sulm i simuluar ndaj armikut është planifikuar me pjesëmarrjen e ushtarëve nga vende të ndryshme”, tha Fomin.

Vitin e kaluar ushtria ruse kreu stërvitje të madhe të suksesshme ushtarake “Vostok-2018” në të cilën morën pjesë 297 mijë ushtarë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne