Rusia i dorëzoi Turqisë helikopterët tip KA-32

Rusia e përfundoi procesin e dorëzimit Turqisë të helikopterëve tip KA-32.

Adrey Boginskiy, drejtori i kompanisë “Helikopterët e Rusisë”, që është degë e kompanisë shtetërore ruse të industrisë së mbrojtjes “Rosteh”, bëri të ditur që në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar ka përfunduar dorëzimi Turqisë i 3 helikopterëve tip KA-32A11BC.

Në prononcimin e tij të bërë për agjencinë ruse të lajmeve “RIA Novosti”, Boginskiy rikujtoi se vitin e kaluar me Turqinë u nënshkrua një marrëveshje në lidhje me helikopterët shumë qëllimesh tip KA-32.

Duke vënë në dukje se këtë vit është përmbushur marrëveshja, Boginskiy bëri të ditur se “Në kuadër të marrëveshjes së arritur vitin e kaluar ka përfunduar dorëzimi i helikopterëve. Aktualisht me Turqinë jemi duke negociuar për projekte të reja”.

Helikopterët KA-32A11BC, të cilët mund të përdoren edhe për punimet e fikjes së zjarrit dhe të kërkim-shpëtimit në të njëjtën kohë mund të përdoren edhe në punët e ndërtimtarisë.

Në një deklaratë të mëhershme Boginskiy bëri të ditur se Turqia ka përvoja të suksesshme në prodhimin e helikopterëve luftarakë, ndërsa shtoi se “Ne mund të prodhojmë helikopterët rusë duke i përdorur pjesët e prodhuara në Turqi. Ne e shohim si një rast të mirë mundësin për prodhimin e helikopterit të përbashkët me Turqinë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne