Rusia ka dyshime për tërheqjen e ShBA-së nga Siria

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve Peskov theksoi se Rusia nuk është informuar nga askush mbi tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga veriu i Sirisë.

Ne kemi dyshime mbi tërheqjen e trupave amerikane,- tha Peskovi dhe shtoi: “Ne ende nuk dimë gjë se cilat trupa do të tërheqjen (nga veriu i Sirisë), cili do të jetë numri i tyre, se do të tërhiqen apo jo. Siç e dini janë bërë deklarata të pakonfirmuara mbi tërheqjen e ushtarëve (amerikanë) nga rajone të ndryshme të botës. Kështu që ne po i ndjekim me shumë kujdes zhvillimet në rajon”.

Peskovi sqaroi gjithashtu se Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin nuk kishte pasur ndonjë kontakt me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdopan) dhe me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump në lidhje me zhvillimet në veri të Sirisë.

Duke vlerësuar deklaratën e Trumpit se po punojnë mbi prodhimin e armëve të reja, Peskovi tha: “Rusia nuk do të hyjë në këtë garë potenciale armatimi”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne