Rusia ‘kthen kokën’ nga projektet energjetike në Afrikë

I ndodhur në Johanesburg të Afrikës së Jugut për Samitin e 10-të të BRICS-it (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), presidenti rus theksoi nevojën e përfshirjes së vendeve afrikane në strategjinë për zhvillimin e partneriteteve ekonomike në kuadër të BRICS-it.

“Ka ngjashmëri midis vendeve të BRICS-it dhe vendeve afrikane në drejtim të masave që duhet marrë në kuadër të zhvillimit”, shtoi ai.

Duke vënë në dukje nevojën e bashkëpunimit ndërmjet BRICS-it dhe vendeve të Afrikës në biznes, ekonomi, financë dhe në sigurinë ushqimore, Putini tha: “Ne si Rusi planifikojmë të ndihmojmë në zhvillimin e projekteve kombëtare të energjisë, veçanërisht në vendet afrikane”.

Pasi foli për rritjen e numrit të kontakteve të nivelit të lartë kohët e fundit midis Rusisë dhe shumë liderëve afrikanë, Putini tha: “Vitin e kaluar vëllimi tregtar midis Rusisë dhe vendeve afrikane u rrit me 25 për qind. Kompanitë ruse janë të interesuara për Afrikën, duke përfshirë fusha të tilla si industri dhe bujqësi”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne