Bota

Rusia reagoi ashpër ndaj operacionit të trefishtë në Siri: Trump është Hitleri i Dytë

Rusia është shprehur me reagim të ashpër ndaj operacionit të tre fendeve (SHBA, Angli, Francë) në Siri…

Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes në Parlamentin rus, Aleksandr Sherin tha: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke ndërmarrë sulm ndaj Sirisë shkelin të gjitha vendimet ndërkombëtare dhe Rusia e sheh këtë si një veprim sulmues”.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk është vetëm një kriminel mbarë botëror por edhe një Adolf Hitler i dytë. Kjo është shpallje lufte ndaj një shteti sovran” tha Sherin./ trt

OPINIONE