Bota

Rusia-SHBA-së: Mjaft me mosbesim, është koha të punojmë bashkë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka thënë Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo këtë të martë që është koha që Moska dhe Uashingotni që t’i lënë anash vitet e mosbesimit dhe të gjejnë mënyrën që të punojnë bashkë.

Pompeo ndodhet në Sochi të Rusisë për bisedime me palën ruse dhe pasdite vonë do të zhvillojë konsultime me Presidentin e Rusisë, Valdimir Putin, shkruan Euronews.

“Shohim se ka dyshime dhe paragjykime” i ka thënë Lavrov, Pomepos në fillim të bisedës së tyre.

“Kjo e pengon sigurinë tuaj dhe sigurinë tonë dhe shkakton brengë gjithandej botës. Mendojmë se është koha për të krijuar një matricë të re dhe konstruktive për marrëdhëniet tona”.

“Ne jemi gati nëse edhe kolegët tanë nga SHBA kanë gatishmëri reciproke. Të provojmë dhe të shohim se çfarë mund të ndodhë”.

OPINIONE