Rusia shpreh “keqardhje të thellë” për incidentin me Korenë e Jugut

Pas tensionit për shkak të hyrjes pa leje të avionëve luftarakë rusë në Zonën e Mbrojtjes dhe Identifikimit Ajror (KADIZ) të Koresë së Jugut, Rusia i përcolli udhëheqjes së Seulit mesazhin për “keqardhje të thellë nga incidenti”.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve YONHAP të Koresë së Jugut, Sekretari i Shtetit për Komunikimet Institucionale, Yoon Do-han deklaroi se Rusia në mesazhin që përcolli nëpërmjet atasheut ushtarak në Seul tha se “Shkelja e hapësirës ajrore nuk ishte e qëllimshme dhe se avionët kanë devijuar nga rruga e tyre për shkak të një gabimi teknik”.

Duke vënë në dukje se Rusia nëpërmjet atasheut ushtarak përcolli mesazhin për “keqardhje të thellë nga incidenti”, Yoon tha se “Do të fillojë hetimi i menjëhershëm i çështjes dhe do të hidhen hapat e nevojshme”.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut njoftoi se të martën në mëngjes 3 avionë luftarakë rusë kanë hyrë pa leje në zonën KADIZ dhe se kanë hapur edhe zjarr paralajmërues ndaj avionëve në fjalë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne