S-400 apo zhvendosje e boshtit të Amerikës?

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL*

Periudha të caktuara të historisë janë kohë të krijimit të rendit. Rendet e krijuara në këto periudha vazhdojnë deri në kohën e paqartësive të reja ose të mjediseve të reja të konflikteve. Rendi i Vestfalisë (marrëveshja e paqes së Vestfalisë), që u dha fund luftërave 30-vjeçare në Evropë dhe rendi i Luftës së Ftohtë, që u krijua me Konferencën e Jaltës pas Luftës II Botërore, janë rendet e para globale që na vijnë në mendje.

Në Konferencën e Jaltës, Kryeministri i atëhershëm i Anglisë, Winston Churchill, Presidenti amerikan, Franklin Roosevelt dhe Kryetari i Shtetit të ish-Bashkimit Sovjetik, Josef Stalin u takuan në qytezën e vogël Jalta të Krimesë në vitin 1945, dhe hodhën themelin e rendit të luftës së ftohtë, vendin e të cilit edhe sot nuk e ka zënë një rend tjetër botëror.

Në kërkim të rendeve të reja globale

Kur themi “Rend global” nuk nevojitet që ai të jetë i bazuar në drejtësi, pëlqim (pranim) ose në interesin e përbashkët të njerëzimit. Rendi global i drejtësisë është një çështje tjetër, një aspiratë më vete dhe një nevojë. Ajo që duam të themi me rend global nënkupton një mekanizëm, ku aktorët janë të përcaktuar, ku palët në mënyrë të detyruar ose vullnetare kanë rënë dakord mbi një sistem funksional në nivel global.

Një rend që nuk është i nevojshëm të bazohet tek drejtësia, që shpesh herë nuk është i tillë, por që pozicionimet dihen dhe për këtë arsye mund të parashikohen rezultatet.

Në shekullin 21 mori fund rendi i Luftës së Ftohtë, por njerëzimi përballet me një paqartësi për shkak të moskrijimit të një rendi të ri. Me paktet e NATO-s dhe Varshavës, Lufta e Ftohtë ndërmjet bllokut të Perëndimit dhe Lindjes mori fund me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Aktualisht në mënyrë të përgjithshme mund të themi se dy polet e Luftës së Ftohtë, ekzistojnë mbi 4 boshte themelore.

Boshti i ShBA-së: Duke vendosur veten në qendër ShBA-ja përpiqet ti japë jetë Perandorisë Amerikane. Duke bërë këtë, ajo lë mënjanë vlerat universale ose ‘fuqinë e butë’, pra politikat që fitojnë më tepër simpatinë e njerëzve si ëndrra amerikane në vitet e mëparshme dhe ndjek politika të ashpra dhe të fuqisë duke vendosur në qendër interesat e veta. Tashmë nuk pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dalin në plan të parë të konkurrencës globale me një agjendë pozitive dhe produktive. Për këtë arsye Amerika ndjek më shumë politika penguese kundrejt vendeve të tjera, që të mos dalin përpara në garën globale. Në këtë kuadër, ndërkohë që më parë Amerika ishte kampione e globalizimit, tani ajo i ka varur shpresën tek politikat kundër globalizimit.

Boshti i Rusisë: Pas shpërbërjes së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), Rusia vazhdon përpjekjet e rimëkëmbjes. Duke qenë se Rusia nuk ka qenë asnjë herë një qendër tërheqëse në nivel global, përpjekjet për rimëkëmbje ajo i ka fokusuar në nivelin ushtarak dhe vazhdon të ecë me politika të tjera të pushtetit.

Boshti i Kinës: Kina po lind në mënyrë të fuqishme si një fuqi ekonomike, por nuk ka dalë ende në shesh si një fuqi politike, ushtarake. Ndërkohë që aktorët e tjerë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendosin peshën e tyre haptazi si fuqi ushtarake e politike, Kina tani për tani preferon të jetë një fuqi ekonomike dhe teknologjike. Edhe pse nuk është shumë e qëndrueshme ajo i eviton për momentin pozicionimet politike. Për shembull: ndërkohë që Amerika mbështet në mënyrë intensive Indinë kundër Kinës, kjo nuk merr pozicion haptazi kundër Indisë në çështjen e Kashmirit.

Nevoja për një bosht të ri me drejtësinë në qendër

Kurse boshti i katërt është boshti i drejtësisë globale, por për fat të keq një bosht i tillë nuk ekziston. Duket qartë se nevojitet drejtësia në nivel global në përjashtim të aktorëve të sipërpërmendur të fokusuar tek interesat. Boshti i drejtësisë globale nuk është i nevojshëm vetëm në aspektin e zbatimit të politikave ndërkombëtare në nivel parimor, por ndihet një nevojë urgjente për nga aspekti i ekuilibrimit të boshteve me interesat në qendër.

Sot duket qartë se Bashkimi Evropian, që doli në shesh në shekullin e 20-të, nuk është një aktor në nivel global. Në shekullin e 21-të është e paqartë vazhdimësia apo jo e ekzistencës së Bashkimit Evropian. Krahas kësaj disa përpjekje të BE-së, jo si vende anëtare por si union në boshtin e vlerave të Bashkimit Evropian mund të vlerësohen si përpjekje në kërkim të rendit me bosht drejtësinë. Edhe politikat rajonale të Turqisë dhe përpjekjet dhe thirrjet e saj për drejtësi globale në formën “Bota është më e madhe se 5”, renditen në krye të përpjekjeve me bosht drejtësinë globale. Krahas kësaj nuk mund të thuhet se ka vende në numër të mjaftueshëm dhe që e  ngrenë zërin në çështjen e sipërpërmendur. Aktorët e një boshti të tillë, që do të sigurojë rendin e paqes dhe drejtësisë me boshtin e vlerave për njerëzimin, duhet të bashkëpunojnë dhe të ndjekin politika më aktive me qëllim për ta bërë më të dukshme ekzistencën e tyre.

Në lidhje me analizën e krizës ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sistemet S-400 do të flasin javën e ardhshme. Por tani le të mjaftohemi të themi se thelbi i çështjes nuk janë raketat S-400 dhe në kundërshtim me ato që theksojnë gazetarët Perëndimorë dhe properëndimor, problemi nuk buron nga Turqia, por nga mënyra se si Perëndimi në përgjithësi dhe Amerika në veçanti e kanë pozicionuar veten e tyre dhe përparësitë e tyre globale në ndryshim. Kriza të llojit S-400 ose të ngjashme do të mund të ekzistojnë gjithmonë për sa kohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i ndryshojnë përparësitë që kanë ndryshuar tërësisht nga periudha e Luftës së Ftohtë dhe nuk marrin në konsideratë vendet e tjera./trt

*Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne