Sekretari amerikan i Shtetit bisedon me homologët e tij arabë mbi situatën në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, realizoi biseda telefonike me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan, me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdurrahman Al Thani dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abdullah bin Zayed Al Nahyan, lidhur me situatën në Gaza dhe shkëmbimin e të burgosurve mes Izraelit dhe Hamasit.

Sipas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë bisedës, Blinken falënderoi Al Thanin për përpjekjet e Katarit, i cili ndërmjetësoi marrëveshjen që mundësoi shkëmbimin e të burgosurve, përfshirë edhe amerikanët.

Në bisedën e tij me Al Nahyan, Blinken u shpreh se ai mirëpret shkëmbimin e të burgosurve dhe theksoi rëndësinë e plotësimit urgjent të nevojave humanitare në Gaza. Gjatë bisedës u diskutua edhe për rëndësinë e përfundimit të konflikteve në Sudan.

Në bisedën me Faisal Bin Farhan, Blinken nënvizoi gjithashtu përpjekjet e Arabisë Saudite për të arritur një marrëveshje të përhershme paqeje në Jemen./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne