Shqiperia

Selami: Basha si Ramiz Alia, 3 herë ka humbur e nuk u largua nga drejtimi i partisë

Kur mbeten edhe katër ditë nga votimi për kryetarin e Partisë Demokratike, Eduard Selami shton tonet akuzuese ndaj rivalit te tij, Lulzim Basha.

Në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Selami hodhi akuza shumë të rënda ndaj rivalit të tij Lulzim Basha duke thënë se ai i ngjan Ramiz Alisë për mënyrën se si po vepron dhe funksionon në Partinë Demorkatike.

Ka humbur tre herë dhe nuk u largua nga drejtimi i Partisë” – tha Selami për Bashën.

Nga ana tjetër Selami tha se nëse do të humbiste garën e të shtunës nuk do të pranonte asnjë post politik në PD të ofruar nga Lulzim Basha.

Unë hedh poshtë me neveri aludimet se më është afruar posti i sekretarit të Përgjithshëm në PD si shpërblim për të qenë kandiat përballë Bashës. Kjo është një shpifje dhe dashakeqësi”, – tha Selami.

OPINIONE