Serbi – Vuçiç: Kemi shansin për një marrëveshje me Kosovën

Aktualisht kemi shansin për një marrëveshje për Kosovën, deklaroi Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për gazetën britanike ”The Guardian”.

”Do ta pranoja pavarësinë e saj vetëm nëse Serbia merr diçka konkrete si shkëmbim”, shtoi ai.

Në një intervistë për gazetën britanike ”The Guardian”, në Beograd, Vuçiçi u shpreh se besonte që tashmë ekzistonte një dritare e ngushtë kohe prej ”gjashtë muajsh a një vit”, gjatë së cilës mund të jetë e mundur të nënshkruhet një marrëveshje.

”Ne jemi gati të diskutojmë lidhur me çdo çështje, jemi gati të marrim parasysh çdo propozim që do të nënkuptonte një zgjidhje me kompromis, nëse garantohej që Serbisë i jepet diçka si shkëmbim”, deklaroi ai.

Vuçiçi shikohet tani nga komuniteti ndërkombëtar si njeriu, që do të mund të nënshkruante një marrëveshje, e cila përfundimisht do të çonte në pajtimin lidhur me Kosovën, shkruan ndërkohë ”The Guardian”.

Kosova u shkëput nga Serbia nën mbikëqyrjen ndërkombëtare pas fushatës së bombardimeve ajrore nga NATO-ja dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008, shton gazeta. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne