ShBA – 364 milionë dollarë ndihma ushtarake për Peshmergët

Komandanti i Operacioneve të Përbashkëta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Irak, gjenerali Ralph Baker tha se Kongresi ka vendosur t’u japë vitin e ardhshëm forcave Peshmerge në Administratën Rajonale Kurde (KRG) një ndihmë ushtarake me vlerë 364 milionë dollarë.

Baker bëri një vizitë në Ministrinë e Peshmergëve të KRG-së në veri të Iraku.

Sipas një komunikate me shkrim të Ministrisë së Peshmergëve Kerim Sinxhari, i cili ushtron detyrën e ministrit, priti në zyrën e tij gjeneralin Baker dhe delegacionin që e shoqëronte.

Komunikata bën të ditur se në takim gjenerali amerikan u ka thënë autoriteteve kurde që vendi i tij (ShBA) do të vazhdojë të armatosë forcat Peshmerge, duke shtuar se Kongresi amerikan ka marrë vendim për të dhënë vitin e ardhshëm një ndihmë ushtarake me vlerë 364 milionë dollarë.

Sinxhari ka falënderuar ShBA-në dhe forcat e koalicionit për ndihmat që po u japin Peshmergëve, ndërsa ka kërkuar qëndrimin e forcave të koalicionit në Administratën Rajonale Kurde (KRG) në veri të Irakut për të trajnuar e stërvitur forcat peshmerge, vijon komunikata.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne