Bota

SHBA, gjykata lejon zbatimin e pjesërishëm të ndalesës së vizave të Trump

Gjykata e Lartë e SHBA-ve ka vendosur zbatueshmërinë e disa pjesëve të dekretit të presidentit amerikan Donald Trump i cili parasheh ndalesën e vizave për qytetarët e gjashtë vendeve me shumicë muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Lartë ka bërë një deklaratë me shkrim rreth kërkesës së Trump-it për ndalesën e vizave e cila u pengua nga gjyqësori dhe e cila ishte refuzuar nga Gjykata e Apelit.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se është pranuar kërkesa e paditësve të cilët e kanë dërguar ndalesën e vizave në fjalë në gjykatë dhe se mbrojtjet e para me gojë do të shqyrtohen në muajin tetor ku në këtë seancë do të shqyrtohet në mënyrë të gjerë ligjshmëria e dekretit të Trumpit për ndalesën e vizave.

Gjithashtu Gjykata e Lartë duke prishur pjesërisht vendimet e ngrira nga gjykata e një shkalle më poshtë ka njoftuar se mund të fillohet zbatueshmëria e disa pjesëve të ndalesës, ku sipas kësaj është theksuar se mund të fillojë zbatueshmëria e pjesëve “në lidhje me personat dhe institucionet e huaja të cilat mendohen se janë ‘mungesë e qëllimit të mirë‘ në marrëdhëniet me SHBA-të”.

Në të njëjtën pjesë të deklaratës thuhet se nuk do të mund të zbatohet ndalesa e vizave për personat e huaj apo institucionet që kanë një lidhje organike me SHBA-të e vlefshme kjo për (ata që nuk kanë ndonjë mangësi në hetimet e sigurisë, informacione apo dokumetacionin përkatës).

Gjykata ka shpjeguar ndër të tjera se një nxënës i panuar në ndonjë universitet amerikan apo një punonjës i pranuar nga ndonjë biznes janë të përfshirë në këtë dhe se nuk mund ti nënshtrohen ndalesës së vizave.

Sipas kësaj në kuadër të kushteve të përcaktuara nga gjykata theksohet se do të nisë zbatueshmëria e dekretit të ndalesës së vizave të Trumpit e cila parashikon pezullimin për 3 muaj me radhë të vizave për qytetarët e Sirisë, Libisë, Somalisë, Iranit, Jemenit dhe Sudanit dhe pezullimin me 4 muaj të programit të refugjatëve të SHBA-ve./ AA

OPINIONE