ShBA-ja akuzon Iranin për shpërthimet në tankerë të naftës në Gjirin e Omanit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se përgjegjës për sulmin ndaj dy anijeve cisternë të naftës në Gjirin e Omanit është Irani.

Sekretari Pompeo i bëri një vlerësim çështjes gjatë konferencës për shtyp të organizuar në Departamentin amerikan të Shtetit.

“Irani për një kohë të gjatë saboton qarkullimin e naftës në Ngushticën e Horumzit, ndërsa tani ndërmerr sulme të ngjashme në çdo pikë”, pretendoi Pompeo, ndërsa aludoi në sulmet për të cilat pretendohet se janë ndërmarrë nga Irani.

Duke vënë në dukje se Irani mbahet përgjegjës për dy sulmet e fundit në Gjirin e Omanit, Pompeo tha se “Ky vlerësim bazohet në inteligjencën, armët e përdorura, nivelin e ekspertizës së nevojshme për të kryer sulmet. Asnjë grup i deleguar që vepron në rajon nuk ka burime dhe aftësi për të vepruar me një nivel kaq të lartë. Ky është vetëm sulmi i fundit në një seri sulmesh të iniciuara nga Irani dhe bashkëpunëtorët e tij kundër interesave të SHBA-së dhe aleatëve të saj. Këto sulme provokuese paraqesin kërcënim të hapur jo vetëm për rregullat e lundrimit të lirë, por edhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Të enjten në orët e mëngjesit në Gjirin e Omanit erdhi deri tek shpërthimi në dy anije cisternë të naftës.

44 persona nga ekuipazhet e anijeve u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Iranit dhe u dërguan në portin detar Xhask të provincës Hurmuzgan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne