ShBA-ja duhet të mjekojë së pari “sëmundjen e saj mbi të drejtat e njeriut”

 

Shoqata e Studimeve për të Drejtat e Njeriut e Kinës publikoi raportin me titullin “Problemi i diskriminimit racial në ShBA tregon pretendimin e saj”. Në këtë raport, tregohet problemi i diskriminimit racial në ShBA dhe pretendimi i saj sipas analizave e raporteve të studiuesve amerikane, të mediave dhe të organizatave ndërkombëtare. Nëpërmjet këtij raporti, mund të shikojmë qartë se politikanët amerikanë përdorin “të drejtat e njeriut” si mjet politik.

“Të drejtat e njeriut” janë gjithmonë një mjet “i mirë” i SHBA-së për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve të tjera dhe për të kundërshtuar vendet e tjera. Nëse ShBA-ja dëshiron të kundërshtojë ndonjë vend, do të lëshojë “raportin e të drejtave të njeriut” mbi këtë vend dhe do të kritikojë situatën “më të ndjeshme” të atij vendi.

ShBA-ja është një vend me shumë racor. Megjithatë ajo gjithnjë propagandon “shkrirje”, “barazi njerëzore”, por problemi i diskriminimit racial në ShBA ka histori të gjatë, mbetet serioz dhe i pa zgjidhur.

Për shembull, vitet e fundit, kanë ndodhur shumë raste të shtënash ku të rinj të grupeve të ndryshme shoqërore janë plagosur ose vrarë nga policët amerikanë. Këto fenomene janë të rralla në mbarë botën, por në ShBA nodhin shpesh.

Për këto, presidenti i parë amerikan me prejardhje afrikane Barack Obama tha se diskriminimi ndodhet pothuajse në çdo sistem të jetës sonë dhe ka ndikim të thellë.

Por ShBA-ja duket e paarsyeshme edhe në arenën ndërkombëtare. Nga njëra anë ajo ngre lart flamurin se “të drejtat e njeriut që mbizotërojnë ndaj sovranitetit” sjellin mosmarrëveshje ndërkombëtare dhe konflikte racore, kështu ajo mund të marrë përfitime dhe ka shkaktuar shumë katastrofa për paqen e stabilitetin e botës. Në anën e tjetër, SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe procesi i hartimit të “Marrëveshjes Globale mbi problemin e emigrantëve” dhe refuzoi miratimin e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. SHBA-ja nuk zbaton rregullat ndërkombëtare dhe pengon procesin e nxitjes së garantimit të të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Me “të drejtat e njeriut” si mjet për të ruajtur hegjemoninë e SHBA-së, nuk sheh diskriminimin racor, polarizimin midis të pasurve dhe të varfërve, diskriminimin gjinor etj., ShBA-ja duhet të mjekojë “sëmundjen e saj mbi të drejtat e njeriut”./cri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne