“SHBA-ja nuk jep vizë për diplomatët rus”

Zëdhënësja për shtyp e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, tha se SHBA-ja nuk ka dhënë viza për diplomatët të cilët janë emëruar me detyrë në vendin e diplomatëve rus të cilët u depërtuan nga vendi në dhjetor të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zaharova e ka bërë këtë deklaratë në një konferencë për shtyp të mbajtur në Moskë. Duke shpjeguar se në vend të 35 diplomatëve rus të deportuar nga SHBA-të janë emëruar diplomatë të tjerë Zaharova tha se “SHBA-të refuzojnë t’iu japin viza diplomatëve të rinj të emëruar”.

Qeveria e SHBA-ve në një vendim të marrë në dhjetorin e vitit të kaluar vendosi ndalimin e qasjes për disa prona diplomatike të Rusisë si dhe për deportimin nga vendi të 35 diplomatëve rus.

Ndërsa bëhet e ditur se në takimin i cili do të mbahet më 17 korrik në Washington mes zv/ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Ryabkov dhe zv/sekretarit amerikan të Shtetit, Thomas Shannon, pritet që të diskutohet për pronat diplomatike dhe zhvillimet në lidhje me diplomatët rus të deportuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne