ShBA – Manifestim në Los Anxhelos në mbështetje të ushtarëve turq në Idlib

Manifestimi u organizua në lagjen Anaheim të qytetit nga Komiteti Turko-Amerikan i Orientimit Kombëtar (TASC) në bashkëpunim me shoqatën TURCA. Aktiviteti u mbështet edhe nga Koalicioni Siriano-Amerikan (SAC). Në manifestim morën pjesë me qindra-mijëra njerëz, kryesisht turq që jetojnë në qytet, emigrantë sirianë dhe myslimanë të Amerikës.

Me flamurin turk, sirian dhe amerikan në duar manifestuesit lëshuan slogane në mbështetje të Turqisë duke i shoqëruar edhe me pankartat, ku shkruhej: “Ne mbështesim Turqinë”, “Fund masakrave të Esadit”, “Zgjohu ShBA, mbështet Turqinë” dhe “Fund pushtimit rus dhe iranian në Siri”.

Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Los Anxhelos, Xhan Ouz (Can Oğuz) në fjalën që mbajti në tubim tha: “Ne si Turqi vazhdojmë prej vitesh të mbështesim vëllezërit tanë sirianë; kurse sot vëllezërit tanë sirianë janë mbledhur këtu për të na mbështetur ne dhe ushtarët tanë me detyrë në Idlib. Ndjejmë një kënaqësi të madhe që shikojmë një tablo të tillë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne