Bota

SHBA, Rusia dhe regjimi sirian bien dakord për “zonën e sigurisë” në Siri

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, aleati kryesor sirian i saj, Rusia dhe regjimi sirian kanë rënë dakord për një “linjë dekonflikti” ose zonë sigurie në pjesën verilindore të Sirisë për të parandaluar përplasjet dhe për të përqendruar përpjekjet ushtarake kundër organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahon, për AA-në tha se linja “rrjedhë në një hark të parregullt” nga një pikë në jugperëndim të qytetit Tabqa, përgjatë lumit Eufrat drejt qytetit lindor sirian, Deir ez-Zour.

Disa forca siriane janë mbajtur jashtë qytetit Deir ez-Zour, pasi DEASH rrethoi qytetin që nga viti 2014. “Qëllimi i linjës është për të parandaluar përplasjet dhe për të mundësuar operacionet kundër DEASH-it nga të gjitha palët”, tha Pahon, duke shtuar se dhënia e informacioneve shtesë do të rrezikonte “duke e furnizuar DEASH-in me informacione që mund t’i përdorin për të shfrytëzuar linjën”.

Njoftimi vjen kur Ushtria Arabe Siriane e regjimit të Bashar al Asadit dhe forcat aleate marshojnë në lindje, pasi ngritën pozicionet e tyre në Sirinë perëndimore.

Më herët këtë vit, SHBA-të bombarduan forcat e pro-Asadit në të paktën dy raste, pasi siç thanë, ata shkelën në zonat e dekonfliktit dhe u drejtuan drejt një baze amerikane në Sirinë juglindore, së fundmi në fillim të qershorit.

OPINIONE

INTERVISTA