Bota

SHBA-të kërkon që Shtetet e Gjirit të investojnë 1 miliard dollar në Gazë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump do të kërkojë nga shtetet e Gjirit Persik të investojnë një miliard dollar në ekonominë e Rripit të Gazës.

Gazeta izraelite Haaretz transmeton nga burimet arabe dhe izraelite se administrata e presidentit amerikan Donald Trumpit do të kërkojë nga shtetet e Gjirit që të investojnë një miliard dollar në ekonominë e Rripit të Gazës me qëllim të zbutjes të situatës së sigurisë dhe përgatitjes së skenarit para shpalljes të së ashtuquajturës” marrëveshje të shekullit”.

Gazeta shton se ky propozim do të prezantohet gjatë bisedimeve të dhëndrit të Trumpit dhe këshilltarit të tij Jared Kushnerit dhe përfaqësuesit amerikan për Lindjen e Afërt Jason Greenblatt me liderët e Katarit, Arabisë Saudite, Egjiptit, Jordanisë dhe Izraelit të cilët do të duhej të nisen këtë javë.

Gazeta Haaretz cek se administrata amerikane do të përpiqet të bind këto shtete që të investojnë në mes 500 milion dhe 1 miliard dollar në Gazë me qëllim të implementimit të projekteve ekonomike afatgjate.

Raportet gazetareske theksojnë se shpallja e të së ashtuquajturës ”Marrëveshje e shekullit” është gjithnjë më afër, pasi që Shtëpia e Bardhë të shtunën ka publikuar se Kushneri dhe Greenblatti do të vizitojnë rajonin për të biseduar lidhur me situatën në Gazë gjatë së cilit do të promovojnë planin paqësor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga ana e saj, zëdhënësi i presidencës palestineze Nabil Abu Rudeineh thotë se ky turne diplomatik amerikan vetëm”humbje kohësh” dhe se do të jetë e “gjykuar në jo sukses në rast se vazhdohet të anashkalohet legjitimiteti palestinez i cili i përmbahet parimeve të dakorduara në nivelin arab dhe ndërkombëtar”.

“Idetë e paqarta që kanë të bëjnë me qëllim që Gaza të ndahet nën sllogane humanitare në këmbim të heqjes dorë nga Jerusalemi dhe shenjtërive të tij nuk do të japin kurrfarë rezultate”, ka shtuar ai.

Në kontest të njëjtë, Saab Erekat, sekretari i Këshillit ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare Palestineze ka thënë se nga Palestinezët kërkohet që të dorëzohen dhe të pranojnë që çështja e tyre politike të shndërrohet në çështje të karakterit humanitar.

Burimi : Al Jazeera/ ML

OPINIONE