Bota

SHBA: Trump tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin

Ashtu siç edhe pritej, Presidenti i SHBA’ve komunikoi nga Shtëpia e Bardhë vendimin për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin e realizuar nga administrata Obama.

“Po lajmëroj tani se SHBA do të tërhiqen nga marrëveshje e Iranit për armët bërthamore. Pas pak unë do të firmos një memorandum presidencial për të filluar sanksionet e SHBA ndaj regjimit iranian. Ne do të ngremë nivelin më të lartë të sanksioneve ekonomike. Çdo komb që do të ndihmojë Iranin në lidhje me këtë marrëveshje për të vazhduar ata armët e tyre bërthamore, SHBA nuk do të mbeten peng i çdo kërcënimi që mund të marrë. Ne nuk do të kërcënohemi me shkatërrim. Veprimet e sotme e dërgojnë një mesazh kritik, SHBA nuk bëjnë më kërcënime boshe. Kur unë bëj premtime i mbaj”, tha Trump.

‘Në këtë moment, sekretari i shtetit Pompeo është në udhëtim drejt Koresë së Veriut për të përgatitur takimin tim me Kim Jong Un. Marrëdhëniet po përmirësohen, planet janë përcaktuar dhe ndihmën e Kinës, Koresë së Jugut dhe Japonisë një ardhme e prosperitetit mund të arrihet për të gjithë. Në momentin që dalim nga marrëveshja me Iranin, së bashku me aleatët do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të vërtetë dhe të qëndrueshme për kërcënimin bërthamor të Iranit për të eliminuar kërcënimin e programit të raketave balistike të Iranit dhe për të minimizuar aktivitetin e Iranit në Lindjen e Mesme”, theksoi ai.

Irani ka këmbëngulur vazhdimisht se programi bërthamor ka synime paqësore dhe ra dakord për kufizimin e aktivitetit bërthamor në këmbim të sanksioneve që e kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane.