Bota

SHBA u jep përkrahje ajrore terroristëve të ISIS

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka akuzuar SHBA-në se vetëm pretendon se lufton terrorizmin në Lindjen e Mesme, duke thënë se ka “dëshmi bindëse” se Uashingtoni siguron mbulim ajror për terroristët e ISIS në Siri.

Në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se forcat ajrore të SHBA-së kanë kërkuar të pengojnë sulmet ruse ndaj terroristëve të ISIS pranë qytetit sirian të al-Bukamalit. “Këto fakte janë fakte bindëse dhe dëshmojnë qartë se Shtetet e Bashkuara, duke imituar një luftë pa kompromis kundër terrorizmit për bashkësinë ndërkombëtare, në fakt sigurojnë mbrojtje për njësitë e ISIS-it”, theksoi deklarata. Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë akuzoi forcat amerikane për ofrimin e inteligjencës terroristëve të ISIS-it në Sirinë lindore, duke thënë se “flirtimi” i Uashingtonit me terroristët është “pengesa kryesore” për të zhdukur ISIS-in në Siri./ PT

OPINIONE