SHBA vazhdon mbështetjen ushtarake dhe logjistike për YPG/PKK-në në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) brenda një jave kanë dërguar nga Iraku në rajonet nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK në Siri edhe 300 maune për të siguruar mbështetje ushtarake dhe logjistike, raporton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon mbështetjen e saj për organizatën terroriste YPG/PKK në Siri me arsyetimin e “luftës kundër DEASH-it”.

Forcat amerikane që ofrojnë mbështetje ushtarake dhe logjistike për organizatën terroriste, në këtë kuadër brenda një jave kanë dërguar në rajonet nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK në Siri edhe 300 maune të cilët kanë kaluar nga pika kufitare Simelka në kufirin Siri-Irak.

Në maunet e dërguara në rajonet nën okupimin YPG/PKK-së janë transportuar blloqe betoni rezistentë të gatshëm “TWall” që përdoren në ndërtimin e bazave, automjete tokësore, gjeneratorë, një sasi e konsiderueshme tankerësh dhe kontejnerë të mbyllur.

Sipas burimeve lokale në kontejnerët e mbyllur ndodhen armatime të lehta dhe të rënda, municione, pajisje sinjalizuese dhe radarësh.

Autokolonat me kamionë që kanë hyrë në rajon brenda një jave, produktet e transportuara i kanë shpërndarë në baza të ndryshme të SHBA-së në rajon.

SHBA-të edhe më 21 shtator dërguan nga Iraku ndihma logjistike me një autokolonë prej rreth 200 maunesh në rajonin nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK në Siri.

Po ashtu edhe më 9 shtator SHBA ka kryer një dërgesë me rreth 55 maune duke dërguar në rajonet Ajn Isa dhe Sheddadi nën okupimin e YPG/PKK-së kontejnerë të mbyllur, automjete 4×4 dhe makineri pune. Gjithashtu edhe më 4 shtator SHBA ka dërguar rreth 60 maune me automjete të mëdha, makineri pune, cisterna të karburantit dhe gjeneratorë.

– SHBA në Siri ka 18 baza ushtarake

SHBA-ja e cila që nga viti 2015 e deri më tani ofron mbështetje ushtarake ndaj YPG/PKK-së me arsyetimin e luftës kundër DEASH-it, ende në Siri ka rreth 2.000 persona si personel ushtarak në 18 baza dhe pika ushtarake.

Washingtoni vazhdon praninë e tij ushtarake në këtë vend edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, vitin e kaluar deklaroi se dëshiron të tërheqë praninë ushtarake në Siri.

– Paralajmërimi i presidentit Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur më 26 korrik ishte shprehur se “(YPG) PYD-së po i japin dhjetëra mijëra maune me armë, municione, çdo gjë pa pagesë. Kujt po ia japin? Organizatës terroriste, PKK-së dhe mbështetësve të saj. Kush po ia jep? Po ia japin ata që duken sikur janë aleatët tanë strategjikë”.

Erdoğan, gjithashtu ka tërhequr vëmendjen se YPG dhe PKK-ja janë e njëjta organizatë terroriste për të cilët SHBA-ja po tregon përpjekje për t’i treguar si të ndara./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne