Shehaj: Qeveria tallet, 12 mln euro për pagat e 500 mijë punëtorëve të prekur, duhen 60 mln

“12 milionë euro është e gjithë shuma që qeveria do u japë njerëzve që kanë humbur rrogën nga kriza. Është një shumë qesharake dhe veprim cinik. Edhe mëshira kushton më shumë”.

Kështu e komenton vendimin e qeverisë ish-deputeti demokrat Agron Shehaj. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se duhen të paktën 60 milionë euro në muaj për pagat e humbura nga kriza, rreth 30% e vlerës totale të pagave mujore.

“Nga rreth 500 mijë të punësuar në sektorin privat, vetëm 60 mijë persona do të marrin një pagë minimale, po të paktën 100 mijë të tjerë që u janë mbyllur punët?! Shpejt do bëhen 200 mijë e ndoshta më shumë.

Duhen të paktën 60 milionë euro në muaj për pagat e humbura nga kriza, rreth 30% e vlerës totale të pagave mujore.

Pse qeveria do vazhdojë të shpenzojë për aktivitete pa prioritet dhe krejtësisht të panevojshme në këtë periudhë krize?!

Javën e shkuar pagoi plot 22 milionë euro direkt në llogaritë e oligarkëve. Vetëm inceneratorit të Fierit i ka dhënë më shumë se kaq pa filluar akoma të ndërtohet.

Oligarkët dhe klientët e tij nuk kanë asnjë krizë; i marrin të gjitha paratë qindarkë më qindarkë. Sakrifica është për njerëzit e thjeshtë dhe të vuajtur”, deklaron Shehaj./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne