Bota

Shembet tuneli në një qendër bërthamore në Korenë Veriore, 200 persona të vdekur

Rreth 200 persona janë vrarë kur një tunel i papërfunduar u shemb në malin e testimit bërthamor të Koresë Veriore.

Shume persona kanë humbur jetën si pasojë e tentativave për të shpëtuar punëtorët e ngujuar. Fatkeqësia u zbulua nga mediat japoneze, megjithëse nuk mund të qartësohet kur ndodhi aksidenti dhe përpjekjet pasuese të shpëtimit. Punggye-ri është zona ku Koreja e Veriut kryen testet bërthamore dhe raketore. Testimi i fundit bërthamor, në fillim të shtatorit duket se ka shkaktuar disa rrëshqitje dheu. Koreja e Veriut ka kryer gjashtë teste bërthamore që nga viti 2006, duke përdorur po të njëjtin vend testimi. Mali në fjalë që ndodhet në veri-lindje të vendit, në të mendohet të jetë objekti kryesor bërthamor i Phenianit. Gazeta shtetërore e Hong Kongut njoftoi të premten se gjeologët kinezë paralajmëruan zyrtarët e Koresë së Veriut pas testit të shtatorit se provat e tjera mund të çonin në një kolaps masiv dhe një rrjedhje të mbetjeve radioaktive./ PT

OPINIONE