Shenasi Rama: Kryeministri Rama po përdor pandeminë për të kompletuar grushtin e shtetit, po vendos një sistem jakobin

Në një lidhje me Skype me “TV Ora”a nga SHBA, profesori për Marrëdhëniet Ddërkombëtare në New York University, Shenasi Rama, komentoi situatën e krijuar nga pandemia në Shqipëri. Ai tha se një problem madhor, është mungesa e testimeve për koronavirusin.

Duke i’u referuar masave të ndërmarra nga qeveria Rama, ai u shpreh se, janë masa për të kompletuar grushtin e shtetit dhe për të vendosur një sistem jakobin.

Shenasi Rama: Kryeministri Rama duke krijuar një komitet të përkohshëm, si dhe duke u bërë i gjithëfuqishëm, sot edhe me ligjin që nënshkroi ministrja e Shëndetësisë, duke hequr edhe kufijtë kohor, vazhdon me grushtin e shtetit.

Problemi në Shqipëri është ky: duke mos testuar njerëzit, duke u thënë “rrini në shtëpi”, atëherë nuk ke epidemi. Realiteti është se, në Shqipëri kanë hyrë 135 mijë persona nga Italia, Greqia dhe vendet e tjera dhe ti nuk e di se sa është masa e njerëzve të sëmurë, të vdekur në shtëpi dhe sa e kanë kaluar. 

Në Shqipëri po përdoret për të kompletuar grushtin e shtetit, për të vendosur një sistem jakobin, për të minuar të gjitha të drejtat bazë të njeriut, gjë e cila nuk po ndodh në SHBA. Kjo po përdoret si një pretekst për të vendosur diktuarën e sektit jakobin të Rilindjes. /tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne