Sheradin Berisha: Republika e Adem Jasharit duhet t’i thotë stop Republikës së Ahtisarit!

Është iluzion dhe njëkohësisht mashtrim i madh për shqiptarët, kur thuhet se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran!

– Atëhere çka është Kosova?

– Është republikë e Pakos së Ahtisarit, e cila ka 95% shqiptarë,

– me 3% minoritet serbë,

– me 10 komuna etnikisht serbe,

– 44 kisha e manastire serbe si, zona eksterritoriale të mbrojtura me ligj të veçanta,

– me 10 vende ta rezervuara par deputetët serb na Kuvend,

– me 2/3 e shumicës së pakicës serbe etj., në këtë Kuvend.

Pastaj ka:

– pjesëtarë të shërbimeve sekrete të Serbisë, brenda AKI’së,

– pjesëtare të strukturave policore të Serbisë, brenda PK’së, edhe me komandatin serb të policisë në veri të Kosovës,

Pastaj ka:

– postën e Serbisë,

– telekomin e Serbisë,

– bankën e Serbisë,

– spitalet e Sebisë,

– planprogramet e Serbisë në të gjitha nivelet e arsimit serb në këtë republikë ahitisariane…,

Pastaj ka:

– partinë ‘listën Serbska’ e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit,

– kjo ‘sërbskë’ udhëheq edhe me 10 komunat etnike serbe, të cilat (sipas marrëveshjes Thaçi-Daqiç-Eshton, të 19 prillit 2013, në Bruksel) përfundimisht priten të bashkohen në njësinë autonome etnike serbe të quajtur Asociacion (Zajednicë),

– dhe kjo Zajednice pritet të ketë, kuvend, kryëtar të kuvendit etj.etj!!!

***

Tani shtrohet pyetja:

– Kush mund ta ndryshojë këtë republikë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës?

– shumica shqiptare!

– Në ç’mënyrë?

– në mënyrë institucionale!

Për ta ndryshuar këtë republikë të Ahtisarit (e cila kurrë nuk ishte aspirate e shqiptarëve), si punë e parë dhe urgjente e legjislativit dhe ekzekutivit të Ri, duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës së Ahtisarit, për t’i hapur kështu rrugë, Republikës së Adem Jasharit, për të cilën janë flijuar historikisht mijëra shqiptarë!

Si përfundim

Nëse nuk ndodhë ky ndryshim, atëhere nuk mund të themi se kemi shtet të pavarur dhe sovran, por kemi republikë të Ahtisarit, e cila qeveriset nga Prishtina dhe Beogradi nën mbikëqyrjen e qeverisë së Brukselit, që unë e quaj qeveri e vëllait të Madh (SHBA’BE)! / Pashtriku.org

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne