Shqiperia

Shifrat e hidhura që duhet të tmerrojnë qeverinë Rama

Aplikimet për Lotarinë Amerikane janë bërë publike nga Departamenti i Shtetit dhe ajo çka tregojnë shifrat për Shqipërinë, flet për një realitet mjaft të hidhur.

Shqipëria është njëra ndër vendet me normën më të lartë të aplikimeve.

Në vitin 2016 rezulton se më shumë se 10% e shqiptarëve kanë kërkuar të largohen nga vendi drejt SHBA-ve, një shifër që flet më së miri për dëshirën e lartë për të braktisur vendin.

Plot 266 mijë persona aplikuan për Lotarinë në 2016, ndërsa në vitin 2017 trendi ka njohur rritje, 315 mijë shqiptarë aplikuan për vizën. Ajo që është shqetësuese janë shifrat e këtij viti, sërish në rritje. 367 mije shqiptarë kanë kërkuar largimin.

Nuk duhet harruar se Shqipëria numëron më pak se tre milionë banorë në territoret e saj dhe fakti se më shumë se 10% e popullsisë kërkon të largohet nga vendi, është një këmbanë alarmi në rradhë të parë për qeverisjen e vendit.