Bota

Shkallon Trump, i thotë Rusisë: Përgatitu! Po vijnë raketat!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, duke iu referuar deklaratës së Rusisë ka theksuar që të “përgatitet” për një sulm me raketa në Siri.

Presidenti Trump ka shkruar një përgjigje të jashtëzakonshme ndaj deklaratës së Rusisë se do të shfarosë çdo raketë të lëshuar në Siri, pas sulmit me armë kimike në Duma të Gutës Lindore në Siri.

“Bëhu gati Rusi, sepse raketat do të vijnë, madje të reja dhe me teknologji inteligjente. Ju nuk duhet të jeni partnerë me një ‘Kafshë Vrasëse me Gaz’, që vret popullin e saj dhe gëzohet me atë që bën!”, ka shkruar presidenti Trump në rrjetin social Twitter./ trt

OPINIONE