Rajoni

Shkarkimi i Xhon Bolton: lajm i mirë për shqiptarët

Presidenti amerikan Trump shkarkoi të martën Këshilltarin e tij për Sigurinë Kombëtare John Bolton përmes një statusi në Twitter.

Ai tha se i ka kërkuar Xhon Boltonit të dorëhiqet për shkak të “mospërputhjeve” të tij me shumë nga “sugjerimet e Bolton” , duke shtuar se edhe shumë funksionarë të admisnitratës së tij kihsin patur mospërputhje me Bolton.

Sipas CNN, Zëvendës Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë Higan Gidley u tha gazetarëve:

“Prioritetet dhe politikat e Bolton nuk shkonin në të njëjtin drejtim me ato të Presidnetit dhe çdo president ka të drejtën të punojë me persona që mbështesin axhendën e tij dhe punojnë për ta çuar përpara atë. Kjo nuk durohej më dhe ndaj Presidenti vendosi të bëj një ndryshim”.

Largimi i Xhon Bolton është një lajm i mirë për shqiptarët, në veçanti për Kosovën. Bolton ishte mbështetësi kryesor i shkëmbit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë bisedimeve të fshehta ndërmjet Presidentit të Kosovës Thaçi dhe Presidentit të Serbisë Vuçiç për shkëmbimin e territoreve, Bolton bëri një sërë deklaratash në mbrojtje të kësaj marrëveshjeje dhe në kundërshti me politikën e gjatë të SHBA-ve se ndryshimi i kufijve në Ballkan është i padëshirueshëm.

Në fund të korrikut 2018, Bolton u takua, në Uashington, me Ministrin e Jashtëm serb Ivica Dacic dhe dekalroi se SHBA-të ishin për herë të parë “të përgatitura për konsideruar zgjidhje krijuese ndaj problemeve të mundshme, përfshirë Kosovën.”

Gazeta britanike, The Guradian raportoi një vit më parë se “sipas dy burimeve të afërta me administratën Trump disa zyrtarë të SHBA-ve kanë lënë të kuptohej se ata mund edhe të kenë vullnetin të mbështesin një marrëveshje që përfshin shkëmbimin e territoreve”.

Më 31 janar 2019, Kryeministri Edi Rama lajmëroi se kishte folur në telefon me Këshilltarin për Sigurinë të Presidentit Trump John Bolton, duke bërë të ditur se biseda kishte të bënte me arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë proces.

Më 24 gusht 2019, i pyetur nga Radio Free Europe në një konferencë për shtyp në Kiev, Bolton pohoi se SHBA-të nuk do ta pengojnë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë edhe nëse ajo përfshin shkëmbimin e territoreve.

“Unë mendoj se ka shenja të reja se të dyja qeveritë shumë qetësishst mund të kenë vullnetin për të negociuar mbi këtë. Politika jonë, politika e SHBA-ve është se nuk do ta pengojë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë edhe nëse ajo përfshin shkëmbimin e territoreve.”

Deklaratat e Boltonit ndikuan që burokracia amerikane t’i jepte shtytje të mëtejshme planeve për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Prishtinës. Por mbështetja e SHBA-ve për planin e shkëmbimit të territoreve dhe rihartimin e kufijve të Kosovës u prit me kriticizëm brenda Kosovës, në rajonin e gjërë dhe ndërkombëtar.

Në gusht 2018, Vuçiç dhe Thaçi konfirmuan se po flisnin për shkëmbime territoresh. Këto bisedime u mbështetën edhe nga ish përfaqësuesit e lartë të Komisioni Europian (KE), Mogerini dhe Hahn, të cilët u shprehen në mbështetje të bisedimeve për ndryshim kufijsh.

Thaçi siguroi se nuk do të ketë shkëmbime, por kufijtë do të ndryshojnë. Ai shtoi se Lugina e Preshevës do t’i bashkohej Kosovës. Thaçi mbajti vazhdimisht këtë retorikë të pakuptueshme për shumëkënd – jo shkëmbim, jo ndarje, por korrigjim, Luginën e merr Kosova.

Këtyre bisedimeve dhe planeve për ndryshim të kufijve i erdhi fundi kur Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj miratoi më 6 nëntor 2018 taksa shtesë në masën 100 për qind për produktet e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Pak javë më parë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo emëroi një të dërguar të posacëm të tij për Ballkanin Perëndimor, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Mattheë Palmer. Duke qenë se Palmer ëhstë mbështetës i planit ëpr shkëmbimin e territoreve, u mendua se tashmë pozicioni i Bolton ishte kthyer në qendrimin përfundimtar zyrtar të SHBA-ve.

Largimi i tij, sidoqoftë, tani e bën situatën më të paqartë, dhe me gjasa mund të shënojë një ndryshim të politikës amerikane për këtë çështje./ exit

OPINIONE