Shkarkohet nga detyra kryetarja e Gjykatës Administrative në Durrës

Këshilli i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë këtë të enjte nga detyra kryetaren e Gjykatës Administrative Durrës, Marjana Velçanin.

Pas shqyrtimit të tri kritereve vlerësuese për kryetaren e Gjykatës Administrative në Durrës, KLP-ja arriti në përfundimin se Marjana Velçani nuk rezulton e ‘kulluar’ dhe si rrjedhojë nuk mund të konfirmohet në detyrë.

Procesi i “vettingut” ka larguar deri tani shumë emra të përfolur gjyqtarësh dhe prokurorësh nga institucionet e drejtësisë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne