Shkatërrohen më shumë se 600 xhami në Gaza, si rezultat i sulmeve sioniste

Ministria e Vakëfeve të Gazës njoftoi shkatërrimin e plotë të 604 xhamive në Gaza gjatë sulmeve të regjimit sionist.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, Ministria e Vakëfeve të Gazës në një raport njoftoi se raketat dhe bombat e regjimit pushtues kanë shkatërruar plotësisht 604 xhami dhe pjesërisht më shumë se 200 xhami. Ministria e Vakëfeve të Gazës shtoi: Regjimi pushtues gjithashtu ka shënjestruar dhe shkatërruar 60 varreza dhe ka rrëmbyer dhe coptuar trupat e më shumë se 1000 martirëve dhe të vdekurve.

Sipas këtij raporti, regjimi okupator izraelit shkatërroi 15 seli të Ministrisë së Vakëfeve, duke përfshirë selinë kryesore të kësaj ministrie, selinë e Radios së Kuranit, Administratën e Khan Yunus dhe qendrën për mbajtjen e dokumenteve dhe dorëshkrimeve të kësaj ministrie dhe deri më tani 91 punonjës të Ministrisë në fjalë kanë rënë dëshmorë në Gaza ./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne