Shkon në 18 numri i të burgosurve me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka konstatuar katër raste të reja me koronavirus në burgun nr.313 në Tiranë.

Këto raste vijnë pas 13 të tjerave që konstatuara pak ditë më parë në të njëjtin burg.

“Lidhur me rastet e tjera të identifikuara në 24 orët e fundit, gjashtë raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, katër raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë dy raste në Kurbin, një rast në Lushnje, një rast në Berat dhe një rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë”, njoftoi pak më parë ISHP.

Bashkë me italianin, numri total i të burgosurve me koronavirus tek burgu nr.313 ka shkuar në 18 duke shkaktuar edhe një situatë alarmante mes tyre.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në vend ka shkuar në 712 ku pjesa më e madhe janë në Tiranë dhe Shkodër, ndërsa me 18 rastet e sotme Kruja renditet si qyteti i tretë më i prekur nga koronavirusi./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne