Shkon në 750 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, 14 raste të reja në 24 orët e fundit

Ka shkuar në 750 numri i të prekurve me koronavirus në vend me 14 raste te reja, nga te cilat 7 ne Tirane, 5 ne Kruje dhe dy në Shkoder.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Deri më tani numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 30.

Harta e te prekurve nje dite me pare u zgjerua ne Tirane dhe ne Shkoder./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne