”Shmangni grumbullimet në kisha e xhami”, Genc Pollo: Të hiqet urgjent ky njoftim, evokon masakrën mbi klerin e besimin të ateizmit shtetëror komunist

Ish- zv.kryeministri Genc Pollo ka shprehur kritika ndaj lajmërimit si masë ndaj përhapjes së COVID-19 për të shmangur grumbullimet në kisha e xhami.

Sipas Pollos ky lajmërim duhe të hiqet urgjentisht pasi evokon masakrën ndaj klerit e besimit të 1967 si dhe kujtimet e errëta të ateizmit shtetëor.

STATUSI NGA GENC POLLO

Njoftimi i qeverisë për të shmangur specifikisht grumbullimet vetëm në kisha e xhami evokon kujtime të errëta të ateizimit shtetëror komunist dhe masakrën mbi klerin e besimin me kulm në vitin 1967. Ai njoftim duhet hequr urgjent; përgjegjësit pasoja!!

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne