“Shqiponjat Kurde” do të luftojnë në krah turqve kundër terroristëve të PKK/YPG-së

Divizioni ‘Al-Hamza’, ndryshe brigada e ashtuquajtur “Shqiponjat Kurde të Sirisë” morën vendim për të dërguar 600 trupa speciale në Afrin të Sirisë për t’iu bashkuar forcave turke në operacionin ‘Dega e Ullirit’

“Shqiponjat Kurde të Sirisë” do të luftojnë në krah turqve kundër grupeve terroriste PKK/YPG dhe DEASH.

Lajmin e bëri të ditur agjencia e siriane FSA, Divizioni ‘Al-Hamza’ ka dërguar rreth 600 pjestarë të forcave speciale në rajonin sirian Afrin, në pritje për “luftime të reja” në zonat urbane, si pjesë e operacionit kundër terroristëve të YPG/PKK dhe DAESH, ka thënë dje FSA, raporton DailySabah.

Agjencia e lajmeve FSA, njoftoi për hyrjen e forcave të njësive speciale e ashtuquajtur “Shqiponjat Kurde” në rajonin Afrin në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në veri të Sirisë. Sipas gazetës “DailySabah”, forcat e njësive speciale, pjesë e Ushtrisë së Lirë Siriane, dje (të dielën) nëpërmjet korridoreve kufitare Azez kanë hyrë në rajonin Afrin në veri të Sirisë. Burime nga mediat siriane kanë konfirmuar këtë lajm dhe kanë thënë se misioni i kësaj njësie speciale është; të dislokohen në fshatrat dhe rajonet nën kontrollin e operacionit ‘Dega e Ullirit’, të mos lejojnë depërtimin e forcave të YPG-së në këto rajone dhe të kryejnë operacione urbane në Afrin.

Por kush janë këta “Shqiponjat Kurde” dhe pse luftojnë në krah turqve kundër terroristëve të YPG/PKK-së.

Divizioni ‘Al-Hamza’, ndryshe brigada e ashtuquajtur “Shqiponjat Kurde të Sirisë” janë njësit të specializuara për operacione urbane, kjo njësi konsiderohet si degë aneksi e Ushtrisë së Lirë Siriane, njësia kryesisht përbëhet nga kurdët konservator sirian, pjesëtarët e tjerë të kësaj njësia janë arab dhe turkmen.

Ky grup u themelua në vitin 2013, kundër regjimit të Asadit. Sipas raporteve të FSA-së, brigada ka rreth 1200 trupa.

Divizioni ‘Al-Hamza’, kundërshton fuqishëm grupet terroriste si YPG/PKK dhe DEASH, ata nuk e pranojnë që këto grupe të përfaqësojnë Kurdët e Sirisë. Kjo njësi ka një ideologji antiimperialiste dhe nuk lufton për para, qëllimi i kësaj njësie speciale është pastrimi i Sirisë nga grupet ilegale dhe vendosja e paqes në vend.  /Gazetaere.com/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne