Një shqiptar është gjetur i pajetë në varrezat e Cuggiono të Milanos. 59 vjeçari punonte si roje e varrezave dhe është gjetur i pajetë të hënën paradite të 10 shtatorit nga banorët e zonës.
Policia italiane ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes ndërsa disa dëshmitarë kishin parë burrin të punonte në orën 08:00 gati dy orë para se të konstatohej vdekja e tij.
Roja ishte shumë i njohur për banorët e zonës, shkruajnë mediat italiane.
Burimi: Indeksonline