Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca janë duke zbatuar skenarin e agresionit të jashtëm ushtarak kundër Sirisë

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca janë duke zbatuar skenarin e agresionit të jashtëm ushtarak kundër Sirisë. Sulmi me raketa ndaj një shteti sovran përbën një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe demonstron shpërfilljen e së drejtës ndërkombëtare nga ana e koalicionit perëndimor.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse Maria Zaharova:
“Sulmohet kryeqyteti i një shteti sovran, i cili ka shumë vite që mundohet të mbijetojë përballë agresionit terrorist. Pas këtij aksioni qëndrojnë ata që pretendojnë të kenë lidershipin moral në botën e sotme dhe deklarojnë për jashtëzakonshmërinë e tyre. Po, me të vërtetë duhet të jesh i jashtëzakonshëm për të bombarduar kryeqytetin e Sirisë në momentin që ky vend mori një shans për një të ardhme paqesore. Sipas Shtëpisë së Bardhë, siguria e saj që sulmi kimik është kryer nga Damasku bazohet në “media, njoftime për shenjat e ekspozimit, video, fotografi, si edhe informacione të besueshme”. Pas kësaj deklarate mediat amerikane dhe perëndimore në tërësi duhet të kuptojnë përgjegjësinë e tyre për atë çfarë ka ndodhur. 15 vite më parë Shtëpia e Bardhë përdori një provëz dhe Sekretarin e saj të Shtetit, ndërkohë që kësaj radhe në vend të provëzës Uashingtoni ka përdorur median”.

Ambasadori i Rusisë në SHBA Anatoli Antonov:
“Shqetësimet më të këqija u bënë realitet. Paralajmerimet tona nuk i dëgjoi askush. Po zbatohet një skenar i parapërgatitur. Prapë na vijnë kërcënime. Kemi paralajmëruar që veprime të tilla nuk do të mbeten pa pasoja. Përgjegjësia e plotë u takon atyre: Uashingtonit, Londrës dhe Parisit”./ Embassy of Russia in Albania

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne