“Shtetet perëndimore zbatojnë standarde të dyfishta në lidhje me DEASH-in”

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, theksoi se shtetet perëndimore janë duke zbatuar standarde të dyfishta në lidhje me organizatën terroriste DEASH, raporton Anadoly Agency (AA).

Lavrov zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij indian, Subrahmanyam Jaishankar, i cili gjendet për një vizitë në kryeqytetin Moskë.

Ai theksoi se nuk duhet të zbatohen standarde të dyfishta në lidhje me çështjen e Afganistanit. “SHBA dhe aleatët e saj janë duke zbatuar standarde të dyfishta në lidhje me DEASH-in i cili gjendet në listën e terrorit të OKB-së. Partnerët tanë perëndimorë, duke e përdorur grupin terrorist, përpiqen që të arrijnë në synimet gjeopolitike në lidhje me Afganistanin”, u shpreh ai.

Lavrov tregoi se Rusia do të vazhdojë ndihmën ndaj ushtrisë afgane për vendosjen e sigurisë.

Ndërsa Jaishankar duke tërhequr vëmendjen në atë se Afganistani duhet të jetë i pavarur dhe stabil, tha se “ardhmërinë e Afganistanit mund të përcaktoj populli afgan”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne