Si të dalim nga Marrëveshja Bërthamore e Iranit

nga John R. Bolton.

Edhe pse kandidati Donald Trump kritikoi në mënyrë të përsëritur marrëveshjen bërthamore të Barak Obamës me Iranin, administrata e tij dy herë vendosi që të mbetet në marrëveshje. Gjithashtu, më së fundmi në korrik u certifikua edhe nga Kongresi, siç kërkohej nga ligji. Para certifikimit të dytë, Trump kërkoi në mënyrë të përsëritur që të gjendeshin alternativa të tjera për marrëveshjen, që sipas tij ishte pjesë e një politike që ai e urrente hapur. Megjithatë mundësi të tjera nuk kishte, pavarësisht mardhënieve midis presidentit dhe këshilltarëve të tij, siç e karakterizuan edhe New York Times dhe raportimet e tjera të ngjashme të shtypit.

Shumë persona jashtë administratës u habitën se si ishte e mundur kjo gjë: A ishte kontrolli në dorën e Trumpit, apo ishte në dorën e këshilltarëve të tij? Përcaktimi i një arsyetimi bindës për të dalë nga marrëveshja e dështuar e Obamës dhe zhvillimi i një plan suksesi janë gjëra që bëhen lehtë. Në fakt Steve Bannon më pyeti në fund të korrikut për të hartuar një plan të tillë suksesi për presidentin, një zgjedhje që e kisha unë dhe jo ai.

Ja tek është. Eshtë vetëm pesë faqe i gjatë, si një kafe e castit, por që mund të zgjerohet lehtësisht në një libër strategjish prej njëqind faqesh nëse administrata do të vendoste që të braktiste marrëveshjen e Iranit. Nuk është nevoja që të presësh afatin e ardhshëm të certifikimit në tetor. Trump e ka mundësinë që një orë e më parë ta largojë Amerikën nga kjo marrëveshje e ekzekutueshme.

Unë i ofroj tani kartën iraniane në formën e një shërbimi publik pasi ndryshimet e stafit në Shtëpinë e Bardhë e kanë bërë të pamundur paraqitjen e tij tek Presidentit Trump. Megjithëse ai dikur më pati thënë miqësisht, “hyr brenda dhe më tako në çdo kohë”, ato ditë tashmë kanë mbaruar.

Nëse presidenti nuk arrin që asnjëherë ta shohë këtë mundësi, ashtu qoftë. Megjithatë nuk duhet thënë kurrë se opsioni nuk ekziston.

– John R. Bolton ka qenë një anëtar i lartë i Institutit të Iniciativës Amerikane (the American Enterprise Institute) dhe ish-ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Shfuqizimi i marrëveshjes së Iranit: Rruga është përpara

I. Historiku:

Administratës Trump i kërkohet që çdo 90 ditë të certifikohet në Kongres, që të vërtetohet se Irani vepron në përputhje me marrëveshjen bërthamore të Korrikut 2015 (Plani Gjithpërfshirës i Përbashkët i Veprimit – JCPOA) dhe pse kjo marrëveshje është në interes të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. 1 Ndërkohë që është duke u zhvilluar një rishikim gjithëpërfshirës i politikave iraniane, politika amerikane kundrejt Iranit nuk duhet të ngrijë. JCPOA është një kërcënim për interesat kombëtare të sigurisë amerikane dhe në cdo ditë që kalon rritet më seriozisht. Nëse Presidenti vendos të shfuqizojë JCPOA-n, një plan gjithëpërfshirës duhet të zhvillohet dhe të zbatohet për të ndërtuar mbështetjen e brendshme dhe ndërkombëtare për politikën e re.

Sipas Aktit të Rishikimit të Deklaratës së Marrëveshjes Bërthamore të Iranit të vitit 2015, Presidenti duhet që ta çertifikojë çdo 90 ditë sipas përcaktimeve:

(i) Irani është transparent, i verifikueshëm dhe po e zbaton plotësisht marrëveshjen, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet teknike ose ato shtesë;

(ii) Irani nuk ka kryer një shkelje në lidhje me marrëveshjen, ose nëse ka kryer më parë një të tillë, duhet që ta ndreqë shkeljen;

(iii) Irani nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim, duke përfshirë aktivitete të fshehta, që mund të rrisin ndjeshëm programin e tij të armëve bërthamore; dhe

(iv) Pezullimi i sanksioneve lidhur me Iranin sipas marrëveshjes është –

(I) I përshtatshëm dhe proporcional me masat specifike dhe të verifikueshme të marra nga Irani në lidhje me ndërprerjen e programit të tij të paligjshëm bërthamor; dhe

(II) jetik për interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Lidershipi amerikan këtu është kritik, veçanërisht përmes një përpjekjeje edukative diplomatike dhe publike për të shpjeguar një vendim për mos certifikim dhe për abrogim të JCPOA-s. Ashtu sikurse çdo fushatë globale, ajo duhet të jetë bindëse, e plotë dhe e saktë. Kundërshtarët, veçanërisht ata që morën pjesë në hartimin dhe zbatimin e JCPOA-s, do të argumentojnë fort kundër një vendimi të tillë, duke pretenduar se është i pamatur, i keq-këshilluar dhe do të ketë pasoja negative për ekonominë dhe sigurinë.

Prandaj, ne duhet të shpjegojmë kërcënimin e rëndë që vjen për SHBA-në dhe aleatët tanë, veçanërisht Izraelin. Formulimi i turbullt dhe i paqartë i JCPOA-s; paqëndrueshmëria e saj e dukshme në drejtim të Iranit; Shkeljet flagrante të Iranit; dhe sjellja e tij e vazhdueshme dhe gjithnjë e më shumë e papranueshme në nivelin strategjik ndërkombëtar, demonstron bindshëm se JCPOA nuk është në interesin kombëtar të sigurisë të Shteteve të Bashkuara. Ne mund ta përkrahim rastin për shfuqizim duke ofruar informacion të ri, të deklasifikuar mbi sjelljen e papranueshme të Iranit në gjithë botën.

Por, ashtu sikurse edhe me vendimet e mëparshme presidenciale, të tilla si tërheqja nga Traktati ABM i vitit 1972, një “realitet” i ri do të krijohet. Ne do të na duhet të sigurojmë bashkësinë ndërkombëtare se vendimi i SHBA-së do të rrisë në fakt paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, ndryshe nga JCPOA, dispozitat e së cilës mbrojnë përpjekjet e vazhdueshme të Iranit për të zhvilluar armë bërthamore. Administrata duhet të njoftojë se është duke e shfuqizuar JCPOA-n për shkak të shkeljeve të rëndësishme iraniane, sjelljes së papranueshme ndërkombëtare të Iranit dhe për shkak se JCPOA kërcënon interesat amerikane të sigurisë kombëtare.

Shpjegimi i administratës në një “letër të bardhë” duhet të theksojë lëshimet e rrezikshme të bëra për të arritur këtë marrëveshje, të tilla si lejimi i Iranit për të vazhduar pasurimin e uraniumit; lejimi që Irani të operojë një reaktor me ujë të rëndë; dhe lejimi që i bëhet Iranit të veprojë dhe të zhvillojë centrifuga të përparuara, ndërkohë që JCPOA është në fuqi. Mekanizmat e pamjaftueshëm të verifikimit dhe zbatimit dhe refuzimi i Iranit për të lejuar inspektimin e vendeve ushtarake gjithashtu ofrojnë arsye të rëndësishme për vendimin e Administratës.

Edhe administrata e mëparshme e dinte se JCPOA ishte kaq e pafavorshme për Shtetet e Bashkuara sa që kishte frikë që ta paraqiste marrëveshjen për ratifikim në Senat. Për më tepër, aleatëve kryesorë të SHBA-së në Lindjen e Mesme të prekur drejtpërdrejt nga kjo marrëveshje, veçanërisht Izraeli dhe shtetet e Gjirit, nuk u janë marrë parasysh interesat e tyre legjitime. Shpjegimi duhet të tregojë gjithashtu lidhjen ndërmjet Iranit dhe Koresë së Veriut.

Duhet të theksojmë gjithashtu sjelljen e papranueshme të Iranit, siç është roli i tij si bankieri kryesor në botë për terrorizmin ndërkombëtar, duke përfshirë drejtimin dhe kontrollin ndaj Hezbollahut dhe veprimet e tij në Irak, Siri dhe Liban. Arsyet që Ronald Reagan e quajti Iranin si një sponsor shtetëror të terrorizmit në vitin 1984 mbeten plotësisht të zbatueshme sot.

II. Komponentët e Planit të fushatës

Ekzistojnë katër elementë themelorë për zhvillimin dhe zbatimin e planit të fushatës për të çarmatosur dhe shfuqizuar marrëveshjen bërthamore të Iranit:

1. Konsultime të hershme dhe të qeta me lojtarët kryesorë si Anglia, Franca, Gjermania, Izraeli dhe Arabia Saudite, për t’u treguar atyre se do të shfuqizojmë marrëveshjen bazuar në shkeljet e të drejtave dhe sjelljet e tjera të papranueshme iraniane dhe të kërkojmë kontributin e tyre.

2. Përgatitja e e rastit strategjik të dokumentuar për tërheqje përmes një dokumenti të detajuar të bardhë (duke përfshirë deklasifikimin e zbulimit sipas rastit) ku shpjegohet pse marrëveshja është e dëmshme për interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara, se si Irani e ka shkelur atë dhe pse sjellja e Iranit jashtë është përkeqësuar që nga miratimi i marrëveshjes.

3. Një fushatë diplomatike e zgjeruar në masë të madhe duhet të pasojë menjëherë njoftimin, veçanërisht në Evropë dhe Lindjen e Mesme, dhe ne duhet të sigurojmë theksin e vazhdueshëm ndaj kërcënimit të Iranit si një prioritet i lartë diplomatik dhe strategjik.

4. Zhvillo dhe zbato përpjekjet e Kongresit dhe të diplomacisë publike për të ndërtuar përkrahje të brendshme dhe të jashtme.

III. Konceptet dhe taktikat e zbatimit

1. Konsultime të hershme dhe të qeta me lojtarët kryesorë

Është e rëndësishme që të iniciohet një përpjekje në mbarë botën për të informuar aleatët, partnerët dhe të tjerët rreth sjelljes së papranueshme të Iranit. Ndërkohë që kjo përpjekje mund të rrjedhë tek shtypi, është e rëndësishme që ne ti informojmë dhe të këshillohemi me aleatët dhe partnerët tanë në çastin më të shpejtë dhe në mënyrë të përshtatshme, si dhe të ndërthurim tek përpjekjet tona shqetësimet dhe sugjerimet e tyre.

Kjo përpjekje do të artikulojë natyrën dhe detajet e shkeljeve dhe llojin e marrëdhënieve që SHBA parashikon në të ardhmen. Ajo hedh themelet për imponimin e sanksioneve të reja që ndalojnë transferimin e teknologjisë bërthamore dhe raketore ose teknologjinë e përdorimit të dyfishtë në Iran. Me Izraelin dhe të zgjedhurit e tjerë, ne do të diskutojmë opsionet ushtarake. Me të tjerët në rajonin e Gjirit, ne mund të diskutojmë gjithashtu shqetësimet e tyre për sjelljen kërcënuese të Iranit.

Konsultimet paraprake mund të fillojnë me telefonatat private të Presidentit dhe të pasohen nga diskutime më të gjera nëpër kryeqytet e botës nga të dërguarit e lartë të administratës. Përgatitja e menjëhershme e një plani gjithëpërfshirës diplomatik taktik duhet të jetë një prioritet i lartë.

2. Përgatiteni rastin strategjik në menyrë të dokumentuar

Shtëpia e Bardhë, duke u koordinuar me të gjitha agjencitë e tjera federale, duhet të artikulojë me forcë rastin e lidhur me interesat kombëtare të sigurisë amerikane. Përpjekja duhet të prodhojë një “letër të bardhë” që do të jetë pika fillestare për diskutimin diplomatik për shfuqizimin e JCPOA-s nga ana e administratës dhe përse Iranit duhet që t’i ndalohet qasja në teknologjinë bërthamore për një kohë të pacaktuar. Dokumenti i bardhë duhet të jetë një deklaratë e paklasifikuar e përgatitur dhe e shkruar nga administrata në një mënyrë të thjeshtë, duke i kushtuar vëmendje me tepër saktësisë. Ajo nuk duhet të kufizohet thjesht me JCPOA-n ose me shkeljet e Iranit, por duhet të mbulojë të gjithë gamën e sjelljes së vazhdueshme të papranueshme ndërkombëtare të Iranit.

Edhe pse dokumenti i bardhë nuk do të nxirret deri në njoftimin e vendimit për shfuqizimin e JCPOA-s, fillimi i punës për hartimin e dokumentit është prioriteti kryesor dhe përfundimi i tij do të diktojë kohën e shpalljes së abrogimit.

Një rishikim i plotë dhe një strategji e deklasifikimit, duke përfshirë informacionet sekrete të shërbimit inteligjent të SHBA-së dhe ato të huaja që janë nën posedim tonë, duhet të sigurojnë që publiku të ketë sa më shumë informacion mbi sjelljen iraniane që aktualisht është klasifikuar në përputhje me metodat e shërbimit inteligjent. Ne duhet të jemi të përgatitur për zbardhjen e emrave të personave kryesorë dhe për zbardhjen e aktiviteteve të bizneseve të Gardës Revolucionare Iraniane si dhe për përpjekjet që dëmtojnë interesat kombëtare amerikane dhe ato të aleatëve. Në veçanti, duhet të shqyrtojmë zbulimin e informacioneve që lidhen me aktivitete të tilla si partneriteti Iran-Kore e Veriut dhe se si ato i dëmtojnë interesat themelore të aleatëve dhe partnerëve tanë.

3. Zgjerimi i fushatës diplomatike

Administrata, përmes procesit të NSC-së, duhet të zhvillojë një plan taktik që përdor të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion për të ndërtuar përkrahje për vendimin tonë, duke përfshirë veprimet që ne i rekomandojmë vendeve të tjera për të marrë. Megjithatë Amerika duhet ti japë siguri lidershipit. Ajo do të marrë kohë dhe përpjekje të konsiderueshme dhe do të kërkojë edhe një proces gjykimi nga ambasadat e SHBA-së në mbarë botën dhe zyrtarët në Uashington, që procesi të shkojë përpara. Duhet të sigurohemi që zyrtarët e SHBA-së të kuptojnë plotësisht vendimin dhe përfundimin e tij për të ndihmuar në sigurimin e ndikimit pozitiv me bashkëbiseduesit e tyre.

Ambasadat tona në mbarë botën duhet të bindin qeveritë e tyre pritëse me pika të përshtatura si duhet për të shpjeguar dhe justifikuar abrogimin e JCPOA-s. Ne do të na duhen përpjekje paralele në Kombet e Bashkuara dhe nëpër organizmat e tjera. Ambasadat tona nuk duhet të kufizohen, ato duhet të ndërmarrin edhe një diplomaci të gjerë publike.

Pas shpjegimit dhe arsyetimit të vendimit për shfuqizimin e marrëveshjes, objektivi i ardhshëm duhet të jetë rikrijimi i një koalicioni të ri për të zëvendësuar atë të humbur nga administrata e mëparshme, duke përfshirë aleatët tanë evropianë, Izraelin dhe shtetet e Gjirit. Në lidhje me këtë, ne duhet të kërkojmë sugjerime për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit dhe masave të tjera në përgjigje të programit të tij bërthamor dhe raketave balistike, sponsorizimin e terrorizmit dhe sjelljen e përgjithshme luftarake, përfshirë ndërhyrjen e tij në Irak dhe Siri.

Nuk ka dyshim se ndaj Rusisë dhe Kinës duhet vëmendje dhe kujdes në fushatën post-njoftimit. Ato mund të informohen me mirësjellje vetëm pak përpara se njoftimi të bëhet bublik, por informimi i tyre nuk duhet të jenë pjesë e përpjekjes diplomatike paraprake të përshkruar më sipër. Ne duhet të mirëpresim angazhimin e tyre të plotë për të eleminuar këto kërcënime, megjithatë ne do të ecim përpara me ose pa ata.

Irani nuk ka të ngjarë të kërkojë negociata të mëtejshme ndërkohë që JCPOA është abroguar, megjithatë administrata mund të dëshirojë të marrë në konsideratë këtë mundësi për të demonstruar synimin aktual themelor të Iranit për të zhvilluar armë bërthamore.

Në përgatitje për fushatën diplomatike, procesi ndërinstitucional i NSC-së duhet të shqyrtojë programet e ndihmës së huaj të SHBA-së, pasi ato mund t’i ndihmojnë përpjekjet tona. DNI duhet të përgatisë një listë gjithëpërfshirëse botërore të kompanive dhe aktiviteteve që ndihmojnë aktivitetet terroriste të Iranit.

4. Zhvillim dhe zbatim përpjekjeve të Kongresit dhe Diplomacisë Publike

Administrata duhet të ketë një plan të Kapitol Hill-it për të informuar anëtarët e Kongresit tashmë të shqetësuar për Iranin dhe të zhvillojë me vrull mundësinë për vendosjen e sanksioneve të gjera kundër Iranit, shumë më gjithëpërfshirëse sesa sanksionet e favorizuara të administratave të mëparshme. Mbështetja e fortë e kongresit do të jetë kritike. Ne duhet të jemi të përgatitur për të ndëlidhur sjelljen iraniane në të gjithë botën, duke përfshirë marrëdhëniet e saj me Korenë e Veriut dhe aktivitetet e saj terroriste. Ne gjithashtu duhet të demonstrojmë lidhjen mes sjelljes iraniane dhe përhapjes së raketave si pjesë e përpjekjes së përgjithshme që justifikon vendosmërinë e SHBA-së për braktisjen e JCPOA-s.

Sanksionet e njëanshme të Shteteve të Bashkuara duhet të vendosen jashtë kornizës së Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që mbrojtësit e Iranit të mos bejne gjë, dhe sanksionet shumëpalëshe nga mbështesit tanë të tjerë mund të na ndjekin shumë shpejt.

Administrata duhet gjithashtu të inkurajojë diskutimet në Kongres dhe në debatin publik për hapat e mëtejshëm që mund të merren për të tejkaluar vendimin e shfuqizimit. Këto hapa të mëtejshëm, të avancuara për qëllime diskutimi dhe për të stimuluar debatin, duhet të tregojnë kolektivisht vendosmërinë tonë për të kufizuar aktivitetet e dëmshme të Iranit dhe aventurizmin global. Disa do të lidhen drejtpërdrejt me Iranin dhe disa të tjerë do t’i mbronin aleatët dhe partnerët tanë më gjerësisht nga avancimi bërthamor dhe kërcënimet terroriste. Këtu përfshihet ofrimi i F-35-ve për Izraelin apo edhe burimet THAAD për Japoninë. Veprime të tjera përfshijnë:

– Ndalim i të gjitha të drejtave për ulje dhe ankorim për të gjithë avionët dhe anijet iraniane në portet kyçe aleate;

– Ndalim i të gjitha vizave për iranianët, duke përfshirë të ashtuquajturat viza për studentë, sportistë, akademikë dhe të fushave të tjera;

– Kërkesa për pagesë brenda një afati kohor të caktuar e bazuar në vendimet gjyqësore federale të SHBA- së kundër Iranit për terrorizëm, duke përfshirë edhe 11 shtatorin;

– Të bëhet e njohur mbështetja e Uashingtonit për opozitën demokratike iraniane;

– Shpejtimi i dërgesave të bombave bunker-shkatërruese;

– Të bëhet e njohur mbështetja e SHBA-së për aspiratat kombëtare kurde, duke përfshirë kurdët në Iran, Irak dhe Siri;

– Të ofrohet asistencë për baloçët, arabët e Khuzistanit, kurdët dhe të tjerët, gjithashtu edhe për rezistencën e brendshme në mesin e sindikatave, studentëve dhe grupimeve të grave;

– Të organizohet në mënyrë aktive kundërshtimi ndaj objektivave politike iraniane në OKB.

IV. Përfundim

Kjo përpjekje duhet të jetë prioriteti më i lartë diplomatik i administratës, ku gjatë gjithë kohës ti kushtohet vëmendja e duhur. Ne nuk mund të presim gjatë për të eleminuar kërcënimin që na paraqitet nga Irani. Arsyetimi i Administratës për vendimin e saj do t’i tregojë botës se ne e kuptojmë kërcënimin për qytetërimin tonë, prandaj duhet që të veprojmë dhe të inkurajojmë të tjerët që të përmbushin edhe ata përgjegjësitë e tyre.

1 Edhe pse ky dokument i referohet “JCPOA-s”, vendimi i shfuqizimit duhet të përfshijë edhe deklaratën e 14 korrikut 2015 të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermanisë, e bashkangjitur në Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit si aneksi B. Marrëveshja JCPOA i është bashkangjitur Rezolutës 2231 si Aneksi A./nationalreview/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne