SI U MBYLL ÇESHTJA ÇAME NEPERMJET INCIDENTIT TE KANALIT TE KORFUZIT NE 1946!

Nga Azem Kovaçi

Ne vitin 1945, Kryeministri britanik, pro- greku I terbuar Çurçilli humbi zgjedhjet ne Britani. Laburistet erdhen ne pushtet me Kryeminister Clement Atlee, i cili njihej per politika te jashtme me te ekuilibruara.. Ne fakt dy deputet Laburiste vizituan Shqipërine ne veren e vitit 1946 ku pane nga afer kampet e refugjatëve Çam. Ato raportuan dhe ne parlamentin Britanik, per kushtet mizerable qe ishin çamët dhe sugjeruan kthimin e çameve ne shtepite e tyre ne Çameri.

Pra, çështja çame po tërhiqte vëmendjen e politikanëve Britanik dhe siç permendem çështja u diskutua në parlamentin Britanik dhe me sugjerime që shqiptarët çamë të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Po ashtu marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe funksiononin/kishte komunikim dhe kishte indikacione për të çuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve. Me fjalë të tjera, potenciali i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Britanisë dhe diskutimi dhe sugjerimet për kthimin e shqiptarëve çamë në Çameri nga Parlamenti Britanik futi në panik shtetin Grek.

Ata kishin punuar aq shumë për të pastruar Greqinë nga shqiptaret muslimane çamë dhe tani kjo çeshtje po kthehej prape ne tavoline ku potencialisht Greqia do të ishte e detyruar të pranonte kthimin e Çameve ne shtepite e tyre ne Çameri.

Pikerisht ne keto rrethana gjeopolitike ne shohim të ndodhë incidenti i Korfuzit.po ate vit ne 1946

Ku dy anije te marinës mbretërore Britanike duke kaluar ngushticen e Korfuzit hasen ne mina uji,
ku vdiqën 43 ushtarë britanik dhe te dy anijet u demtuan rende.

Edhe pse Shqipëria nuk kishte aftësi të tilla për të vendosur mina uji Britania e Madhe akuzoi Shqipërinë për minat.

Regjimi i Enver Hoxhës e mori si shenjë agresioni nga ana e Britanisë së Madhe. Përveç ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike dhe dëbimit të UNRRA-s nga Shqipëria, shpresat e shqiptarëve çamë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre u thyen.

Dikush kishte vrarë disa zogj me një gur d.m.th nepermjet krizes se shkaktuar nga incidenti i Korfuzit.

Jo shumë kohë pas krizës së incidentit të Korfuzit, përveç marrëdhënieve diplomatike qe u nderprene ndermjet Britanise dhe Shqipërise po ashtu edhe çështja çame u konsiderua e mbyllur…Po ashtu Britania si kompensim per ushtaret e vrare dhe anijet e demtuara mbajti floririn e Shqipërise qe gjendej ne Banken e Anglise (qysh kur Mbreti Zog e kishte depozituar ne 1939).

Shtrohet pyetja..

Kush ka përfituar nga një incident i tillë dhe për kohën e një incidenti të tillë. Një incident i tillë jo vetëm që e pa Shqipërinë dhe Britaninë e Madhe në mosmarrëveshje dhe ndërprerje të plotë të marrëdhënieve diplomatike deri në vitin 1992, por edhe e varrosi përgjithmonë çështjen shqiptare Çame.

Të gjithë gishtat drejtohen tek një palë e tretë dhe kjo është Greqia. Ajo perfitoi nga ky incident, ku çeshtja Çame u mbyll ashtu siç deshen ata….pra ishin greket qe vune minat….dhe Shqiptaret paguan haraçin…

Nuk e di se kush eshte me i lig..greku apo serbi…..mua me duken njelloj…(bosht ortodoks).

Njihe historine tende ti Shqiptar
/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne