Bota

Siri – Ushtarët francezë vazhdojnë bashkëpunimin me PKK

Koalicioni ndërkombëtar, që është krijuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kundër organizatës terroriste DAESH, e ka pranuar që trupat franceze pjesë e këtij koalicioni janë në bashkëpunim me Forcat Demokratike Siriane (FDS), shtylla kryesore e organizatës terroriste PKK/YPG në qytezën Dashish në Siri.

Në llogarinë zyrtare në Twitter të Koalicionit anti-DAESH është publikuar një fotografi e ushtarëve francezë ndërsa janë duke sulmuar me artileri (obusë) DAESH-in në Siri.

Në shënimin poshtë fotografisë në fjalë thuhet se më 3 qershor është kryer faza e dytë e “Operacionit të Rimëkëmbjes” kundër DAESH-it në disa rajone që ndodhen në kufirin Siri-Irak dhe me mbështetjen edhe të ushtarëve francezë në këto operacione janë goditur objektivat (e DAESH-it) brenda qytezës Dashisha dhe përreth saj.

Kështu, Koalicioni ndërkombëtar e ka pranuar që forcat speciale franceze po luftojnë krah për krah me FDS-në, boshtin kryesor të së cilës e përbën organizata separatiste terroriste PKK/YPG në Siri.

Më 30 mars, agjencia e lajmeve “Anadolu” (AA) kishte njoftuar se më shumë se 70 pjesëtarë të forcave speciale ushtarake franceze vepronin krah për krah me elemente terroriste separatiste të PKK/YPG-së nën çatinë e Koalicionit Ndërkombëtar kundër DAESH-it në Siri./ trt