Situata kaotike në Maqedoni, reagon për herë të parë Presidenti Ivanov

Pas situatës së rëndë në që ka mbërthyer Kuvendi në Maqedoni, ka ardhur dhe reagimi i Presidentit Ivanov.

 

Përmes një njoftimi për shtyp, Ivanov bëri thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje. Presidenti i Maqedonisë u kërkoi krerëve të partive politike që nesër të mblidhen në zyrën e tij dhe të diskutojnë për mundësitë e daljes nga kriza politike.

“Bëj apel për uljen e tensioneve. U bëj thirrje të gjitha institucioneve që të respektojnë Kushtetutën dhe Ligjet e Maqedonisë.  Secili duhet të jetë i përgjegjshëm për hapat e vetë. Kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me ruajtjen e karakterit unitarë të shtetit. Nuk ka çështje për të cilën nuk mund të arrihet zgjidhje përmes dialogut.

Andaj i ftoj liderët e partive politike që nesër të vijnë në kabinetin tim që ti shqyrtojmë të gjitha opsionet për dalje nga kjo krizë. Liderët e kanë marrë besimin e qytetarëve dhe janë më të thirrurit për të gjetur zgjidhje. Askush nga jashtë nuk do ti zgjidh problemet tona në rast se ne nuk i zgjidhim vetë”, deklaron Presidenti Ivanov.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne