Skandal / Muriqi: Policë izraelitë na kontrolluan në Aeroportin e Prishtinës

Vedat Muriqi, ka deklaruar se janë kontrolluar nga policë të Izraelit në Aeroportin e Prishtinës.

Muriqi, në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se nuk po ndihen në presion, por sipas tij, nuk po i kuptojnë veprimet e Izraelit.
“Këtu ka ardhur të luajë edhe Mali i Zi edhe Rumania, nuk ka pasë probleme. Nuk i kanë pasë policët e vet, po vinë me luajtë futboll nuk e di pse po tuten apo për diçka tjetër, besoj nuk është presion për neve”, është shprehur Muriqi për Klan Kosova.
“Në aeroportin tonë të Kosovës ka pasë policë të Izraelit, që kanë ardhur special të na kontrollojnë. Ne po shkojmë për sport jo të luftojmë”.
Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen nesër në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne