Skelat ende të varura, vijon rreziku në pallatin ku humbën jetën dy punëtorët

Në vendin ku një ditë më parë humbën jetën dy punëtorë ndërtimi vijon të ekzistojë rreziku. Gjysma e skelave në katet e sipërme të pallatit 13 katësh ka mbetur ende e varur.

Kjo gjë vë në rrezik jetën e banorëve të zonës, që kalojë pranë këtij pallati.

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë një ditë më parë duke bërë që të humbnin jetën dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimja.

Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy drejtuesit teknikë të kompanive që merrnin pjesë në punime ‘Xhimi’ dhe skela ‘Syla’. Po ashtu është shpallur në kërkim edhe pronari i ‘skela Syla’, Petrit Syla./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne